top of page

HALITOSIS (Era e keqe e gojes)


10941298_10206136845199547_1068542489_n.jpg

Halitosis apo era e keqe e gojes shkakton nje gjendje te pakendshme. Shume njerez nuk jane

te vetedijshem qe kane Halitozis.

Nese jeni te shqetesuar nga era e keqe e gojes, ju duhet patjeter te vizitoheni tek dentisti.

Dentisti do t’ju ndihmoje te identifikoni shkaktarin dhe nese eshte me origjine orale (nga

goja) ai do t’ju jape nje plan trajtimi per t’ju ndihmuar ta eleminoni ate.

Gjithcka qe hame ndikon ne ajrin qe nxjerrim nga goja.

Ushqime te caktuara si hudhrat, qepet, ushqimet pikante kontribuojne shume ne eren e keqe

te gojes.

Sapo ushqimet te absorbohen ne gjak ato kalojne tek sistemi respirator ku mund te leshojne

molekula odorantesh me ere te keqe.

Edhe pse mund te lani dhembet dhe gjuhen, ju vetem e maskoni eren e keqe perkohesisht,

sepse ajo vazhdon deri sa trupi te eliminoje ushqimet.

Personat qe mbajne diete mund te kene halitosis te theksuar si pasoje e ngrenies jo te

shpeshte.

Nese nuk lani dhembet dhe gjuhen perdite, copezat e ndryshme te ushqimeve mund te ngecin

neper dhembe ku mund ti japin shkak akumulimit bakterial. Bakteriet e akumuluara mund te

shkaktojne ere te keqe te gojes.

Ushqimet e mbetura midis dhembeve, ne mishrat e dhembeve dhe gjuhe mund te

fermentohen duke i dhene ere te keqe gojes.

Halitosis mund te shkaktohet edhe nga tharja e gojes sic ndodh kur kemi pakesim te

peshtymes, gjendje qe njihet ndryshe me emrin Xerostomia.

Peshtyma ka si funksion lubrifikues dhe pastrues te copezave ushqimore qe ngecin pas

ngrenies dhe qe i japin ere te keqe gojes. Tharja e gojes mund te jete edhe si rezultat i shume

medikamenteve te ndryshme, ose semundjeve te gjendrrave te peshtymes .

Dentisti mund t’ju pershkruaj si trajtim peshtyme artificiale dhe tu sugjeroje konsum te

shumte lengjesh.

Pirja e duhanit gjithashtu mund te shkaktoje ere te keqe te gojes. Era e keqe e gojes mund

te jete nje indikator i rendesishem i disa semundjeve, si psh: infeksionet lokale respiratore,

sinuzitet, bronkiti kronik, diabeti, crregullimet gastrointestinale etj.

Nese dentisti juaj nuk identifikon ndonje shkaktare me origjine orale te eres se keqe, ju mund

ti drejtoheni mjekut tuaj te familjes per te gjetur shkaktarin.

Te mbani nje higjene orale te mire eshte e rendesishme per eliminimin e eres se keqe te gojes.

Planifikoni gjithmone kontrolle periodike dentare per nje pastrim profesional dhe per nje

higjene orale sa me efikase.

Nese ju mendoni se keni ere te keqe te gojes konstante atehere mbani shenim ushqimet qe

hani dhe ilacet qe perdorni.

Tregojini dentistit tuaj per ndonje nderhyrje kirurgjikale ose trajtim mjeksor qe iu eshte bere

qe nga takimi i fundit .

Lani dhembet mire me paste te pasur me fluor ne menyre qe te pastroni mire pllaken dhe

mbetjet ushqimore.

Perdorni fillin interdentar per te hequr mbetjet ushqimore mes dhembeve. Furca e dhembeve

nuk mund ta eleminoje plotesisht...

Nje pastrim me solucione fluori te gojes, larje e dhembeve, perdorimi i fijeve dentare

ndihmojne jashtezakonisht shume ne parandalimin e kariesit dhe ju ndihmojne keshtu te

mbani nje higjene orale sa me efikase.


Featured Posts
Recent Posts
Archive
Search By Tags
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
bottom of page