top of page

METODENT

Nuk eshte i vërtetë thashethemi se renia e dhëmbeve është pjesë e pashmangshme e plakjes. Shumica e njerëzve i kalojne te 50-at me pjesen me te madhe ose pothuajse me te gjithe dhëmbët e tyre.
Stomatologjia moderne ofron shumë mënyra efektive për të riparuar dhe zëvendësuar dhëmbët tuaj dhe për të rivendosur pamjen tuaj. Sot, trajtimi përqendrohet në parandalimin e sëmundjeve të dhëmbëve. Kjo do të thotë që ju mund të mbani dhëmbët tuaj për tere jetën, pa qene nevoja te vendosni mbushje te medha e te pahijshme. Ju mund të keni nevojë për një ndihmë të vogël nga dentiste profesioniste për të arritur buzëqeshjen që ju dëshironi, por mos u dekurajoni. Gjithçka është e mundur tek klinika jone dentare “METODENT”, realizuar nga nje staf i kualifikuar jashte dhe brenda vendit tone!

Prof.Asc.Dr Agron Meto

 

Ka mbaruar Fakultetin e Mjekesise, dega Stomatologji, duke u diplomuar ne 1977. Eshte i specializuar ne Endodoncine 1-vjecare, prane Fakuletit te Mjekesise ne 1985-86. Mbrojti dizertacionin per Kandidat i Shkencave Mjekesore ne vitin 1989, me teme eksperimentale “Ndikimi i propolisit ne infeksionet pupare eksperimentale”. Mori Doktoraturen ne vitin 1993. Ka marre pjese aktive ne konferenca kombetare dhe ato nderkombetare. Eshte anetar i Shoqates Stomatologjike Shqiptare, Ballkanike (BaSS) dhe ADA-Amerikane.Eshte trajnuar dhe specializuar per implantologji, endodonci prane Universitetit shteteror te Aquila-Itali, si dhe prane Akademise Dentac, Viene-Austri.

Punon si pedagog me kohe te plote prane Universitetit Mjekesor “ALDENT”, qe prej 8 vitesh dhe ne vazhdim.Eshte pedagog me kohe te pjesshme prane Universitetit te Shkencave Dentare, Tirane qe prej 9 vitesh dhe ne vazhdim. Ka qene Rektor i Universitetit Mjekesor “Aldent” per 8 vjet dhe aktualisht eshte Dekan i Stomatologjise, prane Univeristetit Mjekesor “ALDENT”.Bashkepunon me mjaft institucione nderkombetare ne fushen e Implantologjise Immediate, eshte botues i shume artikujve shkencor ne revista kombetare dhe ato nderkombetare me ISBN.Eshte botues i librit shkencor “Ndikimi i propolisit ne inflamacionet eksperimentale”, me ISBN. Eshte botues i artikujve me faktor impakti. Ka mbrojtur titullin “Prof.Asc”. Zoteron 2 gjuhe te huaja te mbrojtura.Aplikon me sukses, rreth 10 vjet Implantologjine Immediate Transmukozale dhe terapine me ozon.

DDS.MSC Aida Meto

 

Perfundoi studimet e larta prane Universitetit Katolik Shqiptaro-Italian “Zonja e Keshillit te Mire”, me rezultate shume te mira. Mbrojti diplomen ku u vleresua nga komisioni me maximumin e pikeve. Mbrojti provimin shteteror prane Universitetit Italian “Tor Vergata”, Rome-Itali.Perfundoi Masterin Shkencor 1-vjecar te Ortodoncise, ne Itali. Eshte fituese e cmimit te pare, per punimin shkencor, ne Kongresin e 17-te te BaSS, Shkup 2013.Eshte autore e mjaft publikimeve shkencore dhe referimeve ne revista dhe kongrese nderkombetare.Eshte mjekia e pare ne Shqiperi, ne aplikimin e metodes se Cupral-Depoforezes. Si dhe aplikuesja e pare per rastet ortodontike me anen e maskerinave transparente, “NUVOLA”.Ka marre pjese aktive ne shume trajnime per ortodoncine, endodoncine dhe implantologjine. 

Mjaft punime shkencore dhe referime te saj jane vleresuar nga komisionet si kontribut shkencor ne fushen e stomatologjise.Zoteron 3 gjuhe te huaja (anglisht, italisht, gjermanisht).Kontribuon ne vazhdimesi per te publikuar botime shkencore per arritjet e saj duke i krahasuar ato me punimet e autoreve te huaj.Eshte bashkepunetore ne botimin e librit shkencor “Ndikimi i propolisit ne inflamacionet eksperimentale”, me ISBN.

DDS. Emiljano Tragaj

 

Filloi studimet ne fushen e mjekesise, ne Odontoiatri, prane Universitetit Katolik Shqiptaro-Italian “Zonja e Keshillit te Mire”. Mbaroi studimet me rezultate mjaft te mira. 

Mbrojti provimin shteteror prane Universitetit Italian “Tor Vergata”, Rome-Itali. Eshte trajnuar ne fushen e kirurgjise, implantologjise, endodoncise dhe protezimit dentar, prane Akademise Implantare-Milano, si dhe prane firmes Humanchemia-Gjermani.

Eshte autor dhe bashkeautor ne mjaft punime shkencore si dhe referime gojore. Aplikon me sukses implantologjine me elektrosaldim si dhe ate bifazike (me dy faza).

Galeria
Lini një takim

Rruga Him Kolli, Pallati 43/2, Tiranë

 Email:dentmeto@gmail.com

Cel: +355 693649530

 

 

 

Adresa

© 2014 Metodent

bottom of page