Keshilla dentare per bebe
1-Mbroni dhëmbët e fëmijës tuaj me fluor
2-Kontrollo dhe pastro dhëmbët e fëmijës tuaj
3-Ushqeni fëmijën tuaj me ushqim të shëndetshëm
4-Mos e vendosni fëmijën në krevat me shishe me lëngje të sheqerosura
5-Dërgojeni fëmijën tek dentisti
Keshilla per te rinjte
- Vizitoni rregullisht dentistin (cdo 6 muaj)...
- Evitoni eren e keqe duke lare dhëmbët dhe mishrat dy herë në ditë me pastë fluorike.
- Pakësoni ushqimet me sheqer. Perdorni pijet me sheqer vetem gjate vakteve te ngrënies.Perdorni gjithmonë pip, nëse pini pije te gazuara me sheqer.
- Mos pini duhan - pirja e duhanit mund të shkaktojë eren e keqe, sëmundje te mishrave dhe njolla ne dhëmbët tuaj.
- Gjithmonë vendosni nje mbrojtese plastike dhembesh te bërë nga dentisti juaj kur sterviteni ose luani sporte kontakti.
- Përtypni një çamçakëz pa sheqer për 20 minuta pasi të hani ushqim.
- Dhëmbët e shëndetshëm nuk janë gjithmonë të bardhë. Adoleshentet të cilët dëshirojnë të zbardhin dhëmbët e tyre duhet të presin deri pas moshës 16 dhe duhet të diskutojne metoden më te mirë me dentistin e tyre.
Pirja e duhanit dhe demet qe shkakton
Lenia e duhanit nuk është e lehtë, por këtu kemi një arsye me shume per të bëre nje përpjekje: Pirja e duhanit shkakton me shume se eren e keqe te gojes, ajo rrit dukshëm rrezikun e zhvillimit të kancerit te gojës, ku përfshihen: kanceri i fytit, gjëndrave te pështymës, gjuhes ose buzes.
Në fazat e hershme, kanceri i gojës dhe i fytit mund të kenë simptoma të ngjashme me një dhimbje dhëmbi ose janë pa dhimbje.
Shumë raste të kancerit te gojës janë shumë të avancuara ne kohën qe zbulohen. Kjo është arsyeja pse është i rëndësishme kontrolli dentar i gojes tuaj në mënyrë periodike, nëse kanceri oral diagnostikohet në fillim, ai është pothuajse gjithmonë i shërueshem.
Era e keqe është një shenjë e hershme e kancerit oral, nëse jeni apo jo një duhanpirës. Shenja të tjera të hershme të kancerit oral përfshijnë te ngritura apo pllaka të bardha, të kuqe ose të errëta brenda gojës, vështirësi gjate përtypjes, gëlltitjes ose lëvizjes se nofullave, ndjesia se diçka ka ngelur në fyt, mpirje në gojë, trashja e faqeve, apo ndryshime zanore.Pirja e duhanit është faktor i lartë rreziku i kancerit oral, kështu që mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun është lënia e duhanit dhe produkteve të tjera të duhanit. Por menyrat e tjera për parandalimin e kancerit oral dhe promovimin e shëndetit oral përfshijnë vizitat e rregullta te dentisti dhe nje higjene e plotë e gojës që përfshin furcimin 2 here ne dite dhe perdorimi i fillit dentar dhe solucioneve te ndryshme per desinfektim te kavitetit te gojes, me permbajtje si p.sh: clorexidine.
Implantologjia.Perse duhet te zgjedhim nje implant dentar?
Pas humbjes se një ose më shumë dhëmbëve, fillon një zinxhir ngjarjesh që mund të kenë pasoja fizike dhe estetike. Rezultati më i dukshëm është një boshllek në buzëqeshjen tuaj. Më pak e dukshme është humbja e funksionit të përtypjes dhe pamundësia për të ngrënë një dietë të plotë si pasoje e humbjes se dhëmbit. Ndërsa këto janë çështje me siguri serioze, një problem potencialisht më i madh qëndron i fshehur nën sipërfaqe: humbja e kockes.
Nofulla juaj ka nevojë për veprimin përtypes te dhëmbëve për ta stimuluar atë dhe për ta mbajtur atë të fortë. Përndryshe ajo do të fillojë të terhiqet (atrofizohet) në të njëjtën mënyrë si zvogelohen muskujt e papërdorur nën një shtrese allcie per mbështetjen e një kockë të thyer. Pa suportin e dhëmbëve dhe te nofullave tuaja, fytyra juaj do të fillojë të duket e plakur para kohe. Lajm i mirë është se zëvendësimi i dhëmbeve me implantet dentare ofron një zgjidhje për të ndihmuar ne parandalimin e humbjes se kockes.