Metodent
Klinika Dentare “Meto”, ka nje eksperience te gjate pune mbi 35 vjecare.
Me staf te specializuar ne fushen e Endodontise, Profilaksise Dentare, ne fushen e Ortodontise Fikse dhe vecanerisht, te asaj estetike me sistemin e maskerinave te tejdukshme (pa tela), ne fushen e Implantologjise dhe Protetikes.
Aplikojme metodat me bashkekohore ne fushen e stomatologjise si:
-
Trajtojme me shume sukses infeksionet ne periferi te dhembeve me rrenje problematike, te cilet ne pergjithesi dentistat i heqin si te pamundur, por ne i mjekojme me metoden e Depoforezes me Cupral;
-
Implantologjine me ngarkese te menjehershme, me nje faze;
-
Ortodonci, ate me maskerina estetike te “Nuvola” dhe ate fikse etj..
Duke ballafaquar dhe pasqyruar eksperiencen e punes tone me ate te autoreve te huaj, punimet dhe referimet shkencore dhe profesionale te klinikes tone jane vleresuar nga komisione shkencore nderkombetare ballkanike. Duke arritur te fitoje doktoresha e klinikes sone, Dr. Aida Meto cmimin e pare ne Ballkan duke e nderuar komisioni shkencor me Memorandum Diploma, nga kryesia e Kongresit Ballkanit te Stomatologjise 2013.
Maskerinat Transparente, Estetike “Nuvola”
Nenkupton aplikimin e maskerinave transparente, estetike, funksionale, rezistente, te lehta,higjenike, duke zevendesuar braketat dhe telat tradicionale. Ne kliniken tone kusht themelor eshte bashkepunimi i pacientit me mjekun-ortodont ne trajtimet estetike.Kemi si qellim zgjidhjen e problemit ortodontik te pacientit me anen e maskerinave transparente,
per nje adaptim me te lehte ne jeten e perditshme. Keto maskerina mbahen nga pacientet minimalisht 20 ore nga 24 ore aktive, duke dhene
efektivitetin e tyre maksimal.Aplikimi behet si ne pacientet e moshave adoleshente dhe ato me te rritur. Rastet tona klinike, jane rezultative dhe te krahasueshme me literature boterore, qe kane te bejne me teknikat estetike.
Implantologjia
Kjo teknike, eshte mjaft e avancuar dhe e realizojme me anen e elektrosaldimit intraoral.
Eshte nje teknike qe ka mjaft perparesi: nderhyrja kirurgjikale behet ne nje seance me anestezi
lokale. Nuk eshte traumatike dhe bazohet ne bashkimin e implanteve me anen e nje shufre
titani me elektrosaldim. Implantet jane titan i paster dhe te certifikuara nga ISO. Implanti eshte
i menjehershem dhe futet ne funksion mbas mbarimit te nderhyrjes. Stimulon osteointegrimin, siguron estetiken e menjehershme...
E vazhdojme kete eksperience me sukses, mbi 8 vjet.
Depoforeza
Eshte teknike bashkekohore per trajtimin e infeksioneve te veshtira ne dhembet me shume rrenje ose me nje rrenje. Konsiston ne transportimin e medikamentit mjekues permes parimeve te elektroforezes, ne dhembet me kanale te shtrembeta, te pamundura te punohen, ne dhembet me
patologji periapikale, si periodontite, granuloma e kisto-granuloma. Ne dhembet me instrumenta te thyer, qe kane ngelur ne kanalin e rrenjes. Ne bllokimet e kanaleve nga osteodentina ose dentiklat. Ne dhembet gangrenoze dhe ne ritrajtimet dentare.
Ka efekte shume te mira mjekuese dhe rigjeneruese. Menjanon nderhyrjen kirurgjikale, si psh: rezeksioni apikal etj... Garanton sterilitet te perhershem te kanaleve te rrenjes.