top of page

Silantet

Janë silantet produkte të reja?

Jo, silantet janë në përdorim që nga viti 1960. Studime të ndryshme kanë ndikuar në zhvillimin e silanteve dhe kanë demonstruar që janë të sigurt dhe efektiv. Shumë njerëz akoma nuk kanë informacion mbi silantet...

A ka forma të tjera përveç silanteve për të parandaluar kariesin?

Po.

Përdorimi i pastës dhe shplarjeve të fluorizuar ndihmon në parandalimin e prishjes së dhëmbëve. Uji në Shqipëri nuk është i fluorizuar, për këtë arsye dentisti do ju rekomandojë fluor në trajtë xheli, tabletë ose solucionin shpëlarës. Fluori është mbrojtja më e mirë kundër kaviteteve.

Fluori:

Rrit rezistencën e zmaltit te dhëmbëve.

Riparon sipërfaqet e vogla të prishura, përpara se të kthehen në kavitete të mëdha karioze.

Ul fuqinë e bakterieve për të shkaktuar karies. Larja e rregullt e dhëmbëve me furçë dhe pastë të fluorizuar ndihmon në parandalimin e kaviteteve.

Silantet së bashku me fluorin parandalojnë pothuajse të gjitha prishjet e dhëmbëve.

Çfarë janë silantet?

Silantet janë "veshje" të holla të aplikuara në sipërfaqet përtypëse te dhembeve pa kariuar ose ne fazat fillestare te tyre. Silantet aplikohen nga dentisti. Aplikimi i silanteve është jo i dhimbshëm dhe i thjeshtë. Silantet aplikohen në trajtë likidi, ngurtësohen duke formuar një shtresë mbrojtëse mbi sipërfaqen dhëmbore.

Si aplikohen silantet?

Proçedurat që ndiqen janë:

1-Pastrimi i dhëmbit.

2-Tharja dhe izolimi i dhembit nga peshtyma.

3-Aplikimi i një solucioni që ashpërson pak sipërfaqen e dhëmbit, i cili lehtëson ngjitjen e silantit.

4-Shpëlarja dhe tharja e dhëmbit për ruajtjen e thatësisë.

5-Silantet aplikohen në trajtë likide dhe fortësohen për pak sekonda.

6-Silantet vendosen në sipërfaqet okluzale.

Përse aplikohen silantet?

Arsyeja kryesore e aplikimit të silanteve është parandalimi i prishjes së dhëmbëve.

Fluori në pastat e dhëmbëve mbron sipërfaqet e lëmuara të dhëmbëve, por dhëmbët e pasëm kanë nevojë për mbrojtje shtesë. Silantet mbushin të thelluarat në sipërfaqet përtypëse duke eliminuar grumbullimin e mbeturinave ushqimore dhe bakterieve.

Çfarë shkakton prishjen e dhëmbëve?

Bakteriet në gojë shfrytëzojnë sheqernat në ushqime dhe prodhojnë acide. Me kalimin e kohës, acidet ndikojnë në formimin e kaviteteve. Dhëmbët e pa prishur janë të shëndetshëm. Prandaj duhet të parandalojmë prishjen e tyre. Kjo është arsyeja që silantet janë kaq të rëndësishëm.

Pse dhëmbët e pasëm prishen kaq lehtë?

Sipërfaqja përtypëse e dhëmbëve të pasëm është e ashpër si rrjedhojë e thellimeve dhe gropëzave. Bakteriet dhe mbeturinat ushqimore mund të depertojne në to, duke qëndruar për një kohë të gjatë dhe qimet e furçës nuk mund ti eliminojnë.

Kush mund të përdori silantet?

Fëmijët duhet të silanojnë dhëmballët e përhershëm sapo ato dalin përpara shfaqjes së kariesit. Dhëmballa e parë e përhershme del ndërmjet moshës 5 dhe 7 vjeç. Dhëmballa e dytë e përhërshme del ndërmjet moshës 11 dhe 14 vjeç. Dhëmbë të tjerë me thellime dhe gropëza mund të kenë nevojë për silanim. Adoleshentët dhe të rinjtë që kanë prirje për karies mund të kenë po ashtu nevojë për silanim.

Duhet të aplikohen silantet në dhëmbët e fëmijëve?

Dentisti juaj do ju këshillojë si të veproni. Në dhëmbët e qumështit që kanë thellime dhe gropëza të mëdha, aplikimi i silantit është shumë i rëndësishëm. Dhëmbët e përkohshëm ruajnë hapësirat për dhëmbët e përhershëm dhe është e rëndësishme të parandalohet heqja e parakohshme e tyre.

Sa kohë zgjasin silantet?

Silantet mund të zgjasin me vite, por duhet të kontrollohen vazhdimisht tek dentisti, që të mos ketë rënie të pjesshme ose të plotë të tyre. Në raste të tilla, dentisti riparon silantet.

Çfarë ndodh nësë një kavitet i vogël, mbulohet rastësisht me silant?

Në keto kavitete kariesi mund të mos përhapet, sepse ndërpritet furnizimi i vazhdueshëm me ushqime dhe bakterie.

Para

Featured Posts
Recent Posts
Archive
Search By Tags
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
bottom of page