Kariesi
Frutat e freskëta dhe djathërat nuk shkaktojnë kavitete dentare. Ju nuk duhet të eliminoni gjithë karbohidratet nga dieta juaj e përditshme, por mundohuni të zvogëloni sasinë e tyre dhe konsumin ndërmjet vakteve. Eliminoni mbeturinat ushqimore nëpërmjet furçës së dhëmbëve.
Përdorni furçën e dhëmbëve 3 herë në ditë me pastë të fluorizuar. Fluori rrit rezistencën e dhëmbëve tuaj ndaj kaviteteve. Nëse është e mundur, lajini dhëmbët pas çdo vakti. Kjo do të eliminojë mbeturinat ushqimore dhe asnjanësojë acidet në zgavrën e gojës. Shpëlarja e gojës me ujë pas vakteve ka pak efekt mbi acidet bakteriale, megjithëse mund të ndihmojë në eliminimin e mbeturinave ushqimore. Dhëmbët tuaj kanë nevojë për fluorizim të vazhdueshëm. Larja e dhëmbëve duhet të zgjasi 2−3 minuta, 3 herë në ditë. Përdorni një furçë me qime të buta dhe përdorni të paktën një herë në ditë fillin dentar.
Përdorni shpëlarës goje të fluorizuar përpara periudhës së gjumit. Gjatë natës, sasia e pështymës ulet, duke lënë dhëmbët tuaj më pak të mbrojtur nga acidet bakteriale. Për këtë arsye larja e dhëmbëve me furçë dhe përdorimi i fillit dentar në mbrëmje është shumë e rëndësishme. Nuk rekomandohet të ushqeheni pas kësaj proçedure. Kjo proçedurë i jep dhëmbëve një shtresë mbrojtëse të fluorizuar.
Përtypja e çumçakizit pa sheqer rrit sasinë e pështymës, duke ndihmuar në neutralizimin dhe pastrimin e acideve bakteriale. Nëse ndiqni këshillat e mësiperme, ju do të zvogëloni në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e kaviteteve dentare.
Dentisti juaj do ju rekomandojë këshilla specifike në varësi të problematikës tuaj.
Shumë njerëz mendojnë se dhëmbët e kariuar (të prishur) janë normal dhe nuk krijojnë probleme shëndetësore. Ky fakt nuk është i vërtetë. Dhëmbët e prishur mund të shkaktojnë disa probleme si:
− Erë e keqe
− Ngjyrosje të dhëmbëve
− Mbindjeshmëri dhe dhimbje
− Vështirësi në ushqyerje
− Infeksione të dhëmbëve...
Bakteri kryesor përgjegjës për prishjen e dhëmbëve është Streptokoku Mutans. Faktorët kryesor që ndikojnë në shumimin e këtij bakteri dhe përcaktojnë prishjen e dhëmbëve janë:
1. Dieta juaj
2. Sasia e fluorit në sipërfaqet e dhëmbëve.
Dhëmbët e kariuar mund të parandalohen. Është e rëndësishme që ju të informoheni se kavitetet e reja që shfaqen në sipërfaqet e dhëmbëve mund të parandalohen.
Reduktoni shpeshtësinë e marrjes së karbohidrateve (sheqernave) gjatë ditës. Njerëzit që konsumojnë 3−5 herë në ditë sheqerna, kanë tendencë të zhvillojnë një numër më të madh kavitetesh. Rreziku për kavitete rritet, nëse periudha ndërmjet dy konsumimeve është më pak se 20 minuta.
Pse 20 minuta?
Sa herë ju ushqeheni, edhe bakteriet në gojë ushqehen. Ato përdorin karbohidratet për të prodhuar acid dhe duhet rreth 20 minuta që acidi të neutralizohet. Sa më shpesh që të prodhohet acidi, aq më e madhe është mundësia për formimin e kaviteteve dhëmbore. Shmangni konsumimin e pijeve freskuese (Cola, Pepsi etj) dhe kafeve me sheqer në mënyrë të vazhdueshme gjatë ditës (psh: mbajtja dhe konsumimi i pijeve me gaz apo me sheqer mbi tryezën e punës për orë të tëra). Kjo furnizon bakteriet me ushqim të vazhdueshëm.
Ëmbëlsirat nuk janë të vetme ushqime që nxisin formimin e acideve dhe kaviteteve. Shumë ushqime që njerëzit i konsiderojne të shëndetshme si lëngjet e frutave, pijeve energjike, frutave të thata, mëngjeseve me Corn Flakes dhe patatinave të llojeve të ndryshme qe përmbajnë sasi të lartë të sheqernave, që nxisin kariesin dentar...
KESHILLE
Eshte e nevojshme kontrolli periodik tek dentisti, cdo 6 muaj... :-) qe te parandalohen rreziqet qe vijne si rrjedhoje e kariesit!