top of page

Pllaka Bakteriale

Kujdesi ndaj dhëmbëve dhe gingivave (mishërave), si dhe vizitat e vazhdueshme tek dentisti ndikojnë në ruajtjen e shëndetit të gojës.

Çfarë është pllaka bakteriale?

Pllaka është e përbërë nga masa të padukshme mikroorganizmash që jetojnë në gojë dhe që qëndrojnë mbi sipërfaqet e dhëmbëve. Pllaka mund të shkaktojë dhe karies dentar e sëmundje të gingivave. Gingiva të skuqura, të gjakosura ose edematoze mund të jenë shenjat e para të gingiviteve. Nëse kjo patologji nuk trajtohet, indet që mbajnë dhëmbët shkatërrohen dhe si rrjedhojë dhëmbët bien.

Pllaka dentare është vështirë të shihet nëse nuk ngjyroset. Ajo mund të ngjyroset me anen e disa tabletave me ngjyra te ndryshme, të cilat mund te gjënden në supermarket ose ne farmaci. Ngjyra që ngelet në sipërfaqet e dhëmbëve tregon pllakën bakteriale. Kjo do ju ndihmojë të pastroni më mirë pllakën. Ngjyrosni dhe ekzaminoni vazhdimisht dhëmbët që të siguroheni që pllaka është larguar plotësisht.

Filli Dentar

Përdorni fillin dentar për të larguar mikroorganizmat dhe mbeturinat ushqimore ndërmjet dhëmbëve.

KUJDES!

Hapi 1- Rrëshqiteni fillin butësisht me qëllim që të mos dëmtoni gingivat tuaja, dhe te largohen ushqimet nga hapesirat interdentare (midis dhembeve).

Hapi 2- Lajini dhëmbët me furçë.

Përdorni një metodë të përshtatshme për larjen e dhëmbëve, por mos ushtroni forcë në drejtim horizontal. Lëvizja e furçës duhet të jetë në drejtim rrethor ose vertikal (nga lart poshte) dhe më pas shpëlajeni gojën me solucionin perkates. Për të parandaluar kavitetet ka rëndësi përmbajtja e pastës së dhëmbëve. Përdorni pastë të fluorizuar. Fluori mbron dhëmbët nga kavitetet.

Lajeni me furçë gjuhën për një ndjesi freskuese dhe shpëlajeni sërish gojën.

Mos harroni:

Mbeturinat ushqimore, sidomos ëmbëlsirat sigurojnë ushqim për mikroorganizmat që shkaktojnë kavitete dhe sëmundje të gingivave. Për këtë është e rëndësishme të eliminoni mbeturinat ushqimore dhe pllakën dentare. Këshillohet që eliminimi i pllakës të bëhet dy herë në ditë. Nëse lani dhëmbët dhe përdorni fillin dentar vetëm një herë, është mirë ta përdorni në mbrëmje, para gjumit.

Featured Posts
Recent Posts
Archive
Search By Tags
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
bottom of page