top of page

Dieta dhe shëndeti oral

Trupi juaj eshte si nje makineri komplekse. Ushqimet qe ju zgjidhni dhe menyra se si i konsumoni ato ndikojne fuqishem ne shendetin tuaj ne pergjithesi dhe ate te dhembeve, dhe mishrave ne vecanti.

Konsumimi i pijeve dhe produkteve me sheqer sintetik eshte nje problem pasi mund te shkaktoje shume crregullime ne shendetin oral.

Menyra e te ngrenit si dhe perzgjedhja e ushqimit ndikon shume fuqishem ne parandalimin e kariesit dentar sidomos tek te rinjte.

Kur sheqeri bie ne kontakt me pllaken bakteriale qe ndodhet ne dhemb, ben qe te prodhohen produkte acide te cilat sulmojne dhembet per 20 min dhe me shume. Kjo pastaj mund te coje ne karies dentar (prishje te dhembeve ose kavitete). Rekomandimet variojne sipas grupmoshave si dhe stilit te jetes.

Disa ushqime dhe lengje qe permbajne sasi te konsiderueshme sheqeri, si: qumeshti dhe produktet e tij, dhe frutat nuk duhen hequr nga dieta sepse permbajne shume elemente qe i nevojiten trupit.

Qe te menaxhoni sasine e konsumit te sheqernave, ju mund te shikoni gjithmone informacionet e shkruara mbi produktin si dhe sasine e sheqerit qe ata permbajne, keshtu qe ju lehtesisht mund te evitoni shume produkte me perqendrime te larta sheqeri.

CFARE MUND TE BENI?

  • Mbani nje diete te shendetshme.

  • Perdorni uje pas ushqimit.

  • Mos konsumoni ushqime te thata dhe me shume sheqer.

  • Lani te pakten dy here ne dite dhembet me paste me permbajtje fluori.

  • Perdorni floss dentar (fije dentare) per heqjen e mbeturinave ushqimore midis dhembeve.

  • Kontrolle periodike tek dentisti (cdo 6 muaj)...

PYETJET ME TE SHPESHTA

  • Si ushqimet ndikojne ne kariesin e dhembeve?

  • Si te zgjedhesh ushqimet e duhura?

  • Cilat jane keshillat per nje shendet oral sa me te mire?

Si ushqimet ndikojne ne kariesin e dhembeve?

Kur ju hani, ushqimet bien ne kontakt me floren bakteriale qe ndodhet ne pllakat e siperfaqeve te dhembeve. Pas cdo ushqimi sidomos atij me ushqime te embelta kontakti i sheqerit me bakteret ben qe keto te fundit ta zberthejne sheqerin duke cuar ne prodhimin e acidit, i cili sjell shkrirje te pjeses se forte te dhembit, pra zmaltit. Sa me shpesh te hani dhe sa me shume te qendroje ushqimi ne goje aq me te rrezikuar jeni.

Si te zgjedhesh ushqimet e duhura?

Shumica e ushqimeve permbajne sheqer sic jane frutat, qumeshti, buka, madje dhe perimet...

Celsi per te bere zgjedhjen e duhur ne keto ushqime nuk eshte t'i evitosh ato por te mendosh para se ti hani ato.

Jo vetem cfare hani por edhe kur hani perben nje diference te madhe ne shendetin oral.

Per nje shendet oral sa me te mire mbani ne mendje keshillat e permendura me siper.


Featured Posts
Recent Posts
Archive
Search By Tags
Follow Us
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square
bottom of page